zoom

Aktualitet

Dramë në Pogradec, e moshuara i vë flakën apartamentit dhe rrezikon pallatin! Policia dyshon se…

Një e moshuar dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së saj në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur psditen e sotme, ndërsa policia vendore njoftoi se nga zjarri janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Kanë qenë fqinjët në pallat ata që kanë sinjalizuar policinë dhe zjarrfikësen, menjëherë pas ndërhyrjes flakët janë izoluar, ndërsa e moshuara sipas policisë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

77-vjecarja jeton e vetme në një hyrje pallati në afërsi të shkollës 9 vjeçare M.E.Minarolli.

Burime nga policia thonë se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZOOM.AL/