zoom

Aktualitet

Dramë në Korçë, gruaja tenton t’i shpëtojë zjarrit në banesë, por bie nga pallati e plagoset rëndë

Një grua mbeti e plagosur rëndë, pasi ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit, në një tentativë për të shpëtuar nga zjarri që përfshiu banesën e saj.

Ngjarja dramatike ndodhi sot në lagjen nr 18 në Korçë, teksa mjekët po mundohen ta mbajnë në jetë.

Policia vendore bëri me dije se në një banesë në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, ka rënë zjarr në rrethana dhe shkaqe që po hetohen ende, e për pasojë një grua që ndodhej brenda ka tentuar të shpëtojë nga flakët, duke tentuar të kapet pas një kondicioneri.

Ajo u përpoq të dilte në pjesën e jashtme të apartamentit që ndodhej në katin e 4-t të pallatit, por u shkëput dhe përplas.

Gruaja nuk ka mundur të rezistojë gjatë, ndërsa ka rënë nga lartësia. Si pasojë ajo ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore. /ZOOM.AL/