zoom

Aktualitet

Dramë në Itali, shqiptari rrëmben 26-vjeçaren dhe fëmijën. Policia e kap në ndjekje, mister motivi

Një ngjarje e rëndë dhe dramatike ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar është vënë pas hekurave për rrëmbim.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren po shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në kopsht.

Shqiptari e ka detyruar bashkëatdhetaren që të ndalojë makinën dhe më pas e ka drejtuar vetë mjetin. Më pas iu ka vendosur nënës dhe djalit të saj lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbëve.

Ishte bashkëshorti i shqiptares ai që dha alarmin në polici, pasi kjo e fundit u vonua për t’u kthyer në shtëpi.

Pasi lokalizoi mjetin, Policia u vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) të makinës që drejtohej nga shqiptari.

Ky i fundit u arrestua, ndërsa nuk dihen motivet që kanë çuar atë që të kryejë këtë akt të rëndë. /ZOOM.AL/