zoom

Aktualitet

Dramë në Fier, 26-vjeçari dhunon nënën dhe motrën. Tenton të përdhunojë motrën tjetër 16-vjeçare!

Një 26-vjeçar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij.

Ngjarja ndodhi në Fier dhe policia konfirmoi sot nisjen e hetimeve dhe ndalimin e të dyshuarit.

I riu e ka mohuar, duke pretenduar se familjarët nuk e duan dhe kërkojnë ta dëbojnë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Do jetë Prokuroria e Rrethit që do zbardhë plotësisht ngjarjen dhe zbulojë shkaqet. /ZOOM.AL/