Aplikacion
Një bombol gazi dyshohet se ka shpërthyer brenda një shtëpie, duke lënë të plagosur kryefamiljarin e saj.
Policia vendore njoftoi paraprakisht se ngjarja ndodhi në një banesë në fshatin Rraboshtë, e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Bombola shpërtheu na katin e parë të një banese dy katëshe, teksa ngjarja cilësohet si aksidentale. Po hetohet për të zbuluar shkakun dhe nivelin e kushteve të sigurisë teknike të bombolës.
“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë vendore. /ZOOM.AL/