Aplikacion
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se ka një nevojë urgjente për armëpushim dhe për ndihmë humanitare.
Sipas tij, në spitale nuk ka më vende për të trajtuar të plagosurit, ndërsa mjekët janë të detyruar të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale pa anestezi, në kushte të pazakonta.
Situatë e rënduar është edhe në morgje, të cilët janë të tejmbushur me trupa, tha shefi i OBSH.
“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza. Ne kemi nevojë për një pauzë humanitare në luftime, në mënyrë ideale një armëpushim. Ne kemi nevojë për akses të papenguar dhe kalim të sigurt.
Është tepër vonë për të ndihmuar të vdekurit, por ne mund të ndihmojmë të gjallët”, tha kreu i OBSH.