zoom

Sport

Dragoshi: Gjici na mungon te Kukësi, fitorja me Partizani na bën më të fortë

Redon Dragoshi i është gëzuar fitores së Kukësit me shifrat 1-0 ndaj Partizanit, duke e cilësuar si tepër të rëndësishme.

Mbrojtësi i djathtë ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, që transmetohet në “Ora News“ dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, ku foli për sezonin dhe objektivat.

Gjithashtu Dragoshi i bën thirrje tifozëve të mbështesin ekipin në mënyrë që Kukësi të ngrihet në nivelet e mëparshme.

Fitorja me Partizanin – “E kishim përgatitur kështu pjesën e dytë. Do i linim të na sulmonin dhe do mundoheshim me kundrasulm, siç e patëm rastin me Bashën, që mund ta çonte rezultatin 2-0”.

Ndryshimet në stafin teknik – Situata ka ndryshuar shumë me ardhjen e profesor Hallaçit dhe profesor Shametit. Kanë futur nëj frymë shumë të mirë te grupi, një frymë shumë motivuese”.

Gjici – Presidenti është shumë i impenjuar me bashkinë. Mundohet të qendrojë afër nesh, por ka punët e veta, ka problemet e veta. Duhet ta mirëkuptojmë. Por ka pasur momente që ka qendruar edhe më afër. Ne kemi nevojë për të. Mbështetja e tij është shumë e rëndësishme për ne dhe deri diku e kemi mbështetjen e presidentit”.

Mungesa e tifozëve – “Tifozët kanë të drejtë, sepse duan rezultate. Duan të shikojnë Kukësin që kanë parë gjithmonë. Kukësi nuk është mësuar të jetë në nivele për mbijetesë, është mësuar gjithmonë të jetë në garë për Europë dhe deri diku kanë të drejtë. Por në këtë moment për ne është shumë e rëndësishme të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. I bëj thirrje të gjithë kuksianëve që të na mbështesin sa më fortë, sepse vetëm me ata mund t’ja dalim“, është shprehur Redon Dragoshi. /zoom.al/

Related Posts

None found