Aplikacion
Pas raportimit, deputetët i kanë bërë pyetje Çelës, mes të cilave ishte edhe pyetja e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në lidhje me dosjen Xibraka. Bardhi iu drejtua duke i thënë se vetë ai si prokuror i kësaj dosje la pa hetuar kokat e atij që kreu i grupit parlamentar i quajti grup i strukturuar kriminal.
Gazment Bardhi u shpreh:
“Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj?”.
Kurse kryeprokurori Olsian Çela u përgjigj:
“Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet, që t’i përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve”. /ZOOM.AL/