zoom

Lajme

Dosja për Erion Veliajn, Rama sulmon SPAK: Kryetari i Bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të Erion Veliajt duke sulmuar SPAK për arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës.

“Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu apo fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu”, tha Rama.

Rama madje u shpreh i gatshëm të dalë dëshmitar pasi sipas tij janë intimiduar njerëz, duke theksuar se “i kam takuar unë, kam folur unë me ta”.

” Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu apo fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët, duhet minimalisht të tregosh fustanet dhe bizhutë. Nuk kemi më as ca diskutojmë as ca vëmë në dyshim. Provat, është shumë e thjesht. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë.

Nga ana tjetër, cfarë Klotilda tha, është beteja e saj jo e jona. Çfarë është beteja jonë janë standardet. Unë psh jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse? Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz të botës së artit dhe të kulturës dhe dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike, një artist, e kanë marrë e kam kërkuar, nuk e kisha takuar asnjëherë. E njoh kush është. E kam kërkuar, nuk kishte telefon, ja kishin marrë dhe nuk ja kishin kthyer. I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë. Por  këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën tre vjeç, në karrocë në rrugë dhe ti thuash hajde me ne”, tha Rama.

Postime të lidhura