Aplikacion
Bëhet me dije se tashmë pas dy vitesh hetimi, dosja kalon për gjykim. Të arrestuar deri tani janë 20 persona, kurse 12 të tjerë ende në kërkim, kryesisht krerë të organizatave. Mes tyre është edhe “mbreti i kumarit” i zhdukur prej një viti e gjysmë, Ervis Martinaj.
Bëhet me dije se dosja për Talo Çelën në lidhje me një vrasje është rikthyer për hetim.
Hetimet u hapën pas pendimit të kreut të skuadrës së killerave, Nuredin Dumani, që rrëfeu 12 ngjarje kriminale me pagesa deri në 200 mijë euro, ku bosat e organizatave porosisnin heqjen qafe të kundërshtarëve.
Numërohen të paktën 8 vrasje në një dekadë, të gjitha me pagesë, pa llogaritur atentatet e dështuara, plagosjet dhe ngjarjet e tjera.
Ndërkohë në lidhje me të akuzuarin Florent Çekrezi, është pushuar akuza për pjesëmarrje në grup kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve.
NJOFTIMI I SPAK:
1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarmë datë 09.08.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr. 75/2, viti 2022 në ngarkim të të pandehurve: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, ErionAlibej, FlorencÇekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.
Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasit FlorencÇekrezi për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, pasi i pandehuri nuk i ka kryer.
Në seancën e datës 29.01.2024,Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari PaulinÇera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve,me vendimin Nr. 87 Regjistri Themeltar, datë 29.01.2024 vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal meNr. 75/2, viti 2022, në ngarkim të të pandehurve:
Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 279, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit MustafaSubashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, “Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore” në automjet, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 278/1/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan më datë 22.02.2011, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit HamitHaxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit XhemaliLiçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 05.2013 në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se njëherë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e AnxheloAvdia, ndodhur më datë 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e ViktorHaxhia, ndodhur më datë 27.04.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
HenrikHoxhaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim” e kryer për interes e mbetur në tentative, në dëm të viktimës (të dëmtuarit) Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimi të thjeshtë, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në dëm të viktimës ElvisDedaj, ndodhur në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të zjarrit”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e AnxheloAvdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) në rolin e pjesëmarrësit dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e ViktorHaxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasje me paramendim” kryer për interes, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan);
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” në automjet, “Mbajtje e municionit luftarake pa lejen e organeve kompetente”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 dhe 278/1/3 të Kodit Penal;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;
“Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
Skerdi Tasi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen 28 Nëntori, Elbasan);
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;
“Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
ErionAlibej, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”në dëm të viktimës Emiljano Ramazani ndodhur më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, në bashkëveprim me të gjykuarit më vete Xhulian Hoxha e EuglenHalili e të tjerë persona, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës RegisRunaj ndodhur më datë 29 Korrik 2020 në lagjen EminMatraxhiu, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, në bashkëveprim me të gjykuarit më vete Xhulian Hoxha e EuglenHalili e të tjerë persona, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e AnxheloAvdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e ViktorHaxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 te Kodit Penal.
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (të LeonardPalushit/bashkëpandehur i proceduar më vete) parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 datë 23.03.2021, si ligji më favorizues.
Besian Xhixha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”, kryer për interes në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela, në fshatin “Katund i Ri”, Njësia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, në datën 05.11.2020, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Enver Diva, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim” kryer për interes, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Xhulian Hoxha, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”, kryer për interes në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer më datë 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Petrit Qoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Agron Qoli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), ndodhur në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Asllan Plaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja ne rrethana te tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza dhe AnxheloAvdia, kryer në datë 02.03.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 333/a/2 dhe 334 i Kodit Penal.
Altin Ndoci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit AndiZylyfi dhe plagosjen e shtetasit ArditUruçi, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
Fatos Gosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit AndiZylyfi dhe plagosjen e shtetasit ArditUruçi, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
AdrianUzuni, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim” e kryer për interes mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 278/1 dhe 25 të Kodit Penal.
AlbertPashaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:
“Vrasja me paramendim”, e kryer për interes, e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, e kryer dy herë (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit HenrikHoxhaj dhe Skerdi Tasi, parashikuar nga nenet 78/2, 22 dhe 25 të Kodit Penal.
Elvis Koçi (Çaushllari), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
FlorencÇekrezi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të thjeshtë në dëm të shtetasit MustafaSubashi, ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020, parashikuar nga nenet 152/1, 25 dhe 278/1 e 25 të Kodit Penal.
Gentian Sharra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan në datën 22.02.2011, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit HamitHaxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit XhemaliLiçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan-Berat në datën 20.04.2017), në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Ilirian Feçi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
Agron Qafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit HamitHaxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Agim Gjini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar.
Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasit FlorencÇekrezi për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, pasi i pandehuri nuk i ka kryer këto vepra penale.
Pushimin e pjesshëm të akuzës ndaj të pandehurit Talo Çela, për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave Dorian Shkoza e AnxheloAvdia, ndodhur më 02.03.2020 dhe Besmir Haxhia e ViktorHaxhia, ndodhur më 27.04.2020, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal, pasi i pandehuri nuk i ka kryer këto vepra penale.
Plotësimin e hetimeve ndaj të pandehurit Talo Çela për akuzën “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, e kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit IrfanHazizi, “Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 78/1- 25, 22, 278/1 e 25 të Kodit Penal, për një afat 6 mujor. Seanca paraprake e radhës për këtë pjesë caktohet në datë 29.07.2024 ora 10:00, duke u urdhëruar gjithashtu sekretaria gjyqësore të krijoj një fashikull të ri, i cili do qëndroj në gjykatë.
Një kopje e këtij vendimi ti njoftohet drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq dhe të plotësimit të hetimeve, nuk lejohet ankim. Kundër vendimit për pushimin e hetimeve ndaj shtetasit FlorencÇekrezi dhe të pandehurit Talo Çela, lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. /ZOOM.AL/