zoom

Bota

Donald Trump kërcënon Iranin me luftë: Negocioni ose veprojmë ushtarakisht!

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi përsëri Teheranin se do të përballet me përgjigje ushtarake, nëse nuk pranon arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor.

“U kam shkruar një letër atyre, ku thashë, shpresoj që do të negocioni sepse, nëse duhet të veprojmë ushtarakisht, do të jetë e tmerrshme. Po të isha në vendin e tyre, do të bisedoja për një marrëveshje. Nuk jam i sigurt se të gjithë pajtohen me mua, por ne mund ta arrijmë një marrëveshje që do të ishte po aq e mirë sa një fitore ushtarake. Por, koha po afron. Diçka do të ndodhë në një mënyrë ose tjetrën”, tha Donald Trump për Fox News.

Ndërkohë udheheqesi suprem i Iranit Ali Khamenei, gjatë një fjalimi pa përmendur drejtpërdrejt Trumpin apo Shtetet e Bashkuara, tha se bisedimet e tyre nuk synojnë zgjidhjen e problemeve”.

“Këmbëngulja e disa qeverive ngacmuese për bisedime nuk ka qëllim zgjidhjen e çështjeve… Bisedimet për ta janë një rrugë për të paraqitur kërkesa të reja; nuk kanë të bëjnë vetëm me çështjen bërthamore të Iranit… Irani nuk do t’i përmbushë pritshmëritë e tyre”, deklaroi ai.

Oferta për bisedime u bë ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk do t’i lejojnë Iranit të prodhojë armë bërthamore, duke krijuar frikën për një përballje ushtarake ndërsa Irani pasuron uranium në nivelin e armatimit bërthamor – një proces që realizohet nga vendet me armatim bërthamor.

Teherani ka pretenduar prej kohësh se programi i tij është për qëllime paqësore, edhe pse zyrtarët e tij gjithnjë e më shumë kërcënojnë se do të prodhohet bomba bërthamore, pasi tensionet janë të larta me Shtetet e Bashkuara për shkak të sanksioneve dhe me Izraelin, ndërsa një armëpushim delikat vazhdon të jetë në fuqi për luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Postime të lidhura