zoom

Ekonomi

Dollari dhe Euro në pikiatë, rritet franga zvicerane. Kursi i këmbimit për 23 mars 2024

Teksa Leku po i reziston mirë monedhave të huaja si Euro apo Dollari, duke i rrëzuar ku ishin muaj më parë, e vetmja që duket se nuk ndikohet është Franga Zvicerane.

Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet 95.4 lekë.

Kurse Euro blihet me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.4 lekë, duke shënuar rënien më të ndjeshme të këtij viti.

Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 120 lekë, gjithashtu me rënie të dukshme.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.4 lekë, në shitje me 106.3 lekë. Dollari kanadez në blerje këmbehet me 69.5 lekë dhe në shitje me 70.8 lekë.

Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme. /ZOOM.AL/