zoom

Aktualitet

Dokumenti/Zbulohet vendimi i shkarkimit te djalit te Spartak Brahos

Dy ditë më parë nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbër Braho guxoi të denoncoi publikisht korrupsionin që sipas tij ekziston në këtë institucion. 

Ai akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ish-kryetarin Vangjush Dako, për të cilin tha se drejton ende Bashkinë e Durrësirt dhe kontrollon të gjitha tenderat që kryhen prej saj. Ai solli në vëmendje rastin e tenderit të shkallës për zjarrëfikësen. Gjithashtu Braho pohoi se korrupsion po bëhet edhe me fondet e tërmetit. Madje Arbër Braho e krahasoi Dakon edhe me Bletën Mbretëreshë, duke nënkuptuar se të gjithë në Bashkinë e Durrësit punojnë për të.

Por pikërisht këto akuza duket se kanë djegur shumë, saqë pa kaluar as 24 orë prej tyrer, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Durrësit, Emiriani Sako firmosi shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra. 

Zoom.al siguroi vendimin e Sakos, i cili mban datën 9 nëntor. Në këtë shkresë përcaktohet vetëm shkarkimi nga detyra dhe ndërprerja e marrëdhënieve financiare, por ku nuk jepet asnjë motivacion për këtë masë.