Aplikacion
Një denoncim i fundit, nxjerr se si Bashkia Tiranë ka paguar 8 mijë euro për një pishë në një projekt që i është dhënë biznesmenit Shkëlqim Fusha.
Dokumentet e projektit tregojnë se në total, bashkia ka paguar me paratë e taksapaguesve 332 milionë lekë të reja për blerjen e 414 pishave. Abuzimi nuk mbaron me kaq. Pishat që dikur ishin vendosur anësh rrugës Tiranë-Durrës, u hoqën brenda pak kohësh për të bërë aty punime duke çuar dëm 3.3 milion euro.
Ndërkohë vetë ARRSH ka konfirmuar se kreu i bashkisë, Erion Velian ka patur dijeni të plotë se në një periudhë shumë të shkurtër në autostradën Tiranë-Durrës, do të kishte punime dhe zgjerim. Dhe si rrjedhojë, shuma prej 3.3 milionë euro do të ishte një dëm i shkaktuar në buxhetin e Bashkisë Tiranë, sidomos në taksat që paguajnë qytetarët e saj.