Aplikacion
Por nga vjen ai dhe ku i gjeti paratë për të pasur në pronësi një bankë?
Andi Ballta në fillimet e tij ka punuar si kamerier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më pas, gradualisht u bë punonjës i një banke në SHBA, ndërsa emri i figuron edhe si aksionar i vetëm i “Moscopole”, një kompani që zotëron 80% të aksioneve të “Tranzit”, që sot ka në pronësi “ABI Bank”.
Andi Ballta u bë pronar i “ABI Bank” në vitin 2015, kur u larguan francezët që e drejtonin deri në atë vit “lub Holding”, një kompani që kur ishte në krye banka njihej me emrin “Banka Crédit Agricole Shqipëri”.
Në vitin e tranzicionit, kapitali i bankës u ble 100% nga “Tranzit” për 67 milionë dollarë dhe emri u ndryshua në “Banka Amerikane e Investimeve”.
Por ku i gjeti të ardhurat Andi Bllata për të pasur në pronësi një bankë, që mban rreth 3 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve?
A mund të bëjë dikush 67 milionë dollarë të ardhura vetëm nga puna si kamerier dhe punonjës i një banke në SHBA?
Këto janë pyetje që i takojnë SPAK-ut të hetojë për të dhënë një përgjigje./ Zoom.al
Çfarë të bëjmë me 2024-ën. Një vit i turbullt ka hedhur dritë mbi disa të vërteta të rëndësishme