Aplikacion
“Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu edhe më të ashpër.”-shprehet 52-vjecarja.Nëna e JLO shfaqet gjithashtu në film ku deklaron se ka qënë një nënë autoritare me Lopezin dhe dy motrat e saj.
Ajo emigroi nga Porto Riko dhe rriti tre vajzat në Bronx së bashku me bashkëshortin David, nga i cili u divorcua pasi vajzat u rritën.“Gjithmonë kam patur pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk doja të isha kritike por vetëm për t’ju tregoja atyre se mund të bënin më mirë”, thonë Rodriguez.
Këngëtarja u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pasi debatonte vazhdimisht me nënën për të ardhmen e saj.Ajo rrëfeu se nuk ishte e fokusuar në shkollë për shkak se pëlqente kërcimin diçka që shkaktoi tension mes të dyjave.
Nëna e Lopez përfundon duke thënë se ajo dëshironte që të treja vajzat e saj të arsimoheshin në mënyrë që ato të mos vareshin nga burrat. Lopez e përshkruan nënën e saj një person “të komplikuar” por dyshja tani kanë lënë mëritë e së shkuarës dhe gëzojnë një marrëdhënie shumë më të qetë me njëra-tjetren./L.K
/Zoom.al
Ministri Hoxha sulmon mediat: Konfirmoj me përgjegjësi se s’ka autor të dytë në vrasjen e Martinit