zoom

Aktualitet

Dogji gruan me benzinë/ Burg për Trëndafilin: Jam penduar

Gjykata ka lënë në burg pa afat 45 vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili dogji gruan me benzinë.

Trëndafili akuzohet për vrasje me dashje për shkak të marrdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45 vjeçari ndaj bashkëshortes së vet, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qera në lagjen 1 të Korçës.

Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot

“Jam penduar për atë që kam bërë por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt.”

45 vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij ndërkohë që për asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët, thotë ai

” Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditën që ka ndodhur ngjarja kam shkuar për t’i kërkuar të me lejonte të takoja fëmijët” – tha ai