Aplikacion
Ministria e Financave, në bashkëpunim me administratën doganore, duke pranuar problemin me mallin kontrabandë, paralajmëron një aksion për të goditur rastet.
“Synimi është që brenda vitit 2027 të jetë rritur bashkëpunimi në luftën kundër informalitetit, kontrabandës, korrupsionit dhe importit të mallrave të falsifikuara. Masat për 2024-2027 përfshijnë bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese për rritjen e kapjeve të mallrave të falsifikuara, shkëmbimi i informacionit me dogana homologe dhe bashkëpunimin me kompanitë importuese”, thuhet në strategjinë e Ministrisë së Financave.
Masat e reja ligjore që pritet të zbatohen nga viti i ardhshëm synojnë të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për regjistrimin e emrit si dhe sjell risi sa i takon markave ndërkombëtare duke qenë se tashmë jemi pjesë e një tregu të hapur global.
Shifrat nga Organizata Botërore e Tregtisë tregojnë se në ekonominë tonë 25% të tregtisë e dominojnë mallrat kontrabandë, çka sjell pasoja në arkën e shtetit sepse mbledh më pak të ardhura, duke qenë se këto mallra nuk deklarohen.