Aplikacion
Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë konfirmuar gjithashtu se 900 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Sulme të ashpra janë zhvilluar midis një numri të madh militantësh të Hamasit dhe IDF që nga e shtuna.
Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë përfunduar me sukses evakuimin e banorëve në kufirin me Rripin e Gazës dhe po kryejnë kërkime për gjetjen e militantëve të Hamasit që mund të fshihen brenda Izraelit.
“Forcat vazhdojnë të kryejnë kërkime për të vrarë terroristët që fshihen”, raportoi IDF.
Gjithashtu pretendoi se kishin rifituar kontrollin e plotë të gardhit kufitar.
“IDF është duke vendosur tanke dhe avionë për të parandaluar çdo hyrje apo dalje nga Rripi i Gazës”, u raportua në deklaratë.