zoom

Politikë

“Do udhëtoj në mbarë vendin”! Berisha nis turin e takimeve me demokratët nga Tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha nis ditën e nesërme takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Berisha pritet të takojë nesër në orën 18:00 me strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe më pas në ditët në vijim do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Këtë e ka zbuluar vetë Berisha me anë të një postimi të bërë në “Facebook”.

Postimi i Berishës:

Njoftim!Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Rrofte Partia Demokratike.