zoom

Lajme

“Do ua nxjerr për hundësh”- Sali Berisha tregon a do e zbatojë masën “detyrim paraqitje”

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të paraqitet pranë oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të zbatuar masën e sigurisë detyrim paraqitje të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKo-së.

Berisha theksoi se është një proces që buron nga Parlamenti, duke shtuar e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij.

Krydemokratik deklaroi se “bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha”.

Por, shtoi se “jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh”.

Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundëshE kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem.

Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.

Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani.

Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha.

Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind.

Postime të lidhura