zoom

Politikë

“Do t’i bindim të 5 shtetet”- Kryeministri Kurti: Greqia, afër njohjes së pavarësisë së Kosovës

A mund t’i bindë Kosova, shtetet që s’e njohin pavarësinë e saj brenda Bashkimit Evropian, që ta njohin atë si shtet të pavarur? Për më tepër, cilat janë perspektivat e vetë Kosovës për një përfshirje të mundshme në BE?

Këto ishin disa nga pyetjet që iu drejtuan kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste që në Talin, Estoni, nga korrespondenti i TVP World, Sascha Fahrbach.

Media shkruan, se edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin: Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia.

Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë t’i bindë shtetet që s’i njohin.

Kurti theksoi se Kosova vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

Ai shtoi më tej se dëshira e vendit të tij për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të ambienteve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.