Aplikacion
Sipas mediave italiane, ai mbante të lidhur në radiatorin e dhomës së ndenjes me një zinxhir metalik dhe dy dryna, 43-vjeçarin të vendosur në kyçin e këmbës së tij. Ky i fundit i kishte marrë me qira një dhomë në banesën e tij dy vite më parë.
I rrëmbyeri u lirua kur gjeti guximin të hidhte nga dritarja një ditar me fjalët “ndihmë, më kanë lidhur, telefononi policinë”.
Të mërkurën ndërhyri policia duke vendosur në pranga 50-vjeçarin. Raportohet se ai kishte filluar ta mbante të nënshtruar me kërcënime dhe ofendime shokun e dhomës, që shpesh rezultonin me agresion fizik. Një herë qiramarrësi kishte marrë një hekur të nxehtë nga oxhaku dhe ia kishte vendosur në dorë 43-vjeçarit, më pas e kishte lidhur me tela elektrike dhe e kishte rrahur ndërsa flinte.
Me një çekiç muratori, ai e kishte detyruar të luante një lojë sadiste, duke e bërë atë të vendoste dorën mbi një copë mermeri, ndërsa tentoi ta godiste. Por, 43-vjeçari kishte arritur ta shpëtonte dorën.
“Do të telefonoj shqiptarëve të të vrasin”, i tha për ta penguar që të kërkonte ndihmë apo të merrte shtëpi tjetër me qira. Një kushëri që jeton aty pranë e gjeti ditarin dhe bëri denoncimin në polici.