zoom

Aktualitet

Do të udhëtoni jashtë vendit? Aeroporti i Rinasit njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Tirana International Airport informon udhëtarët që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in.

Sipas TIA-s, kjo do të zbatohet për periudhën duke nisur 10 gusht-10 shtator, pra një muaj.

Stafi i aeroportit të Rinasit njofton se kjo bëhet sepse lëvizjet në aeroport janë të larta dhe në këtë mënyrë synohet ofrimi i duhur i shërbimit.

“Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.
Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.
Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet”, njofton TIA.