zoom

Slider

“Do të të shkatërroj”- Sara “kërcënon” menaxherin e Bardhit: Nuk arrite të na ndash

Sara Gjordeni është përplasur publikisht me menaxherin e partnerit të saj, Bardhit, pas pretendimeve se ai kërkon t’i ndajë.

Në një postim në Instagram, modelja e kërcënon duke i thënë që “do të ta shkatërroj figurën”, duke i thënë që do i kthejë të gjithë shqiptarët kundër.

Ajo shkruan se po e duron për hatër të Bardhit, por thekson se Jetmiri nuk e arriti dot qëllimin e tij për ti ndarë.

“Po duroj dhe po hesht vetëm per hater te Bardhit. Nuk te kam asnje borxh! Po mbaj ne kurriz ofendime nga publiku pa te drejte prej heshtjes po dije qe prap per hater te Bardhit!!

Edhe nje story sulm ndaj meje e do te ta shkaterroj figuren dhe planet e tua me vetem 1 postim, e do kesh gjithe shqiptarine kunder! Give up bro nuk arrite te na ndash, its stronger than you. Boll kerkove vemendje me zor. Me dashuri”, shkruan ish-banorja e BBV.

Reagimi kërcënues i Sara Gjordeni erdhi pas një statusi të menaxheit të këngëtarit, i cili shpërndau një postim të Bardhit nga spitali me nënën e tij

“Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”, shkruante ai, një mesazh i koduar për Sarën.