Aplikacion
Teksa bisedonin, Luizi rrëfeu me detaje se cfarë do të bëjë sapo të mbarojë spektakli.
Këngëtari tregoi se sapo të dalë do takojë Kiarën me të cilë do kalojë natën e parë pas daljes. Më pas kur ai të zgjohet në mëngjes do takojë dy gra në lagjen e tij, të cilat i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.
Më pas ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër ku do të vizitojë varrin e të atit. Do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashku do të vijnë në Tiranë.
Sakaq Luizi nuk la pa përmendur dhe planet për dasmën që po planifikon me Kiarën. Këngëtari duket se i ka menduar të gjitha detajet pasi i tha Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.
Gjithashtu, ai rikujtoi dhe dy udhëtimet që ka fituar gjatë qëndrimit në shtëpi, ku tregoi se së bashku me Kiarën në korrik do të shkojë në Antalya, ndërsa në tetor në Maldive.