zoom

Të gjitha

Do të kenë një fëmijë të katërt? Zbulohen planet e Kate dhe William për zgjerimin e familjes

Kate Middleton ka dëshirë që të bëhet sërish nënë.
Këtë lajm të ëmbël e kanë dhënë ekspertët mbretërorë, të cilët janë shprehur për mediat e huaja se nuk do të ishte aspak habi nëse do të kishte një tjetër shtatzëni në familjen mbretërore.

Dukesha ka qenë gjithmonë një person që ka dashur një familje të madhe, prandaj edhe fëmija i katërt që u shty për shkak të pandemisë, mund të vijë tani që gjërat janë qetësuar.
Sipas mediave britanike është kuptuar nga intervista dhe biseda të shkurtra me dukeshën se William nuk është tërësisht dakort me të, por e ka pranuar si ide.

Më herët është bërë e ditur se çifti mbretëror, Kate dhe William po planifikojnë të lëvizin me qëllim që të jenë sa më afër mbretëreshës Elizabeth II.
Këtë lajm e ka bërë të ditur një burim pranë tyre duke thënë se familja po vizitonte pronën, përfshirë Fort Belvedere, e vendosur në skajin jugor të Parkut Greater Windsor.
“Anmer Hall kishte kuptim ndërsa Ëilliam ishte pilot helikopteri dhe ishte e dobishme për Krishtlindje në Sandringham, por në fakt ai nuk e bën më. Vendndodhja është shumë larg për fundjavat, kështu që Ëindsor është vendi i përsosur. Ata po kërkojnë mundësi për të jetuar në këtë zonë tani“, tha një burim pranë familjes mbretërore për “Daily Mail”.