zoom

Aktualitet

Do përdorej për ngjarje kriminale, gjendet një makinë e vjedhur dhe e braktisur në Elbasan

Policia e Elbasanit ka gjetur dhe ka sekuestruar një automjet të vjedhur, që dyshohet se do të përdorej për kryerjen e një ngjarjeje kriminale.

Mësohet se pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një automjet i parkuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” mund t’i shërbente ngjarjeve kriminale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan shkuan në zonë, për të kryer veprimet procedurale në vendngjarje dhe më tej ato hetimore.

Policia kreu kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R.

“Shërbimet e Policisë kryen kontrollet në brendësi të automjetit, ku nuk u gjetën sende të kundërligjshme, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky automjet tip “Ford Fiesta ” ishte denoncuar i vjedhur më datë 15.12.2023, nga pronari i tij, shtetasi B. R..

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët e vjedhjes si dhe për të provuar ligjërisht qëllimin e përdorimit të këtij automjeti”, tha policia vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/