zoom

Aktualitet

Do kryente krim? Policia kap pogradecarin në Shëngjin, kishte armë me fishek në fole (Emri)

Një 36-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli iu gjet në makinë një armë zjarri, me fishek në fole.

Burime zyrtare thanë se në momentin e arrestimit, të riut Xhon Sari, banues në Pogradec, iu gjet arma me një plumb gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Po hetohet nëse 36-vjeçari kishte udhëtuar aq larg për të kryer ndonjë krim apo nëse kishte konflikte me persona të tjerë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë. Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, tha policia vendore.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/