zoom

Aktualitet

Do kishte dasmë në gusht/ Kjo është 19-vjeçarja që ndërroi jetë prej shpërthimit në Velipojë

Vajza që shihni në fotografi është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, pas shpërthimit të bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik, në Velipojë. E reja ishte e fejuar dhe në muajin gusht kishte prerë ditën e dasmës.


Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën, motrën dhe vëllanë, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogjën. Aktualisht në spital në Itali janë nëna dhe motra dhe vëllai i 19-vjeçares.

Postime të lidhura