zoom

Lajme

Do e shohim në ekran si moderatore? Çfarë paralajmëroi Heidi Baçi

Heidi Baçi ka paralajmëruar se do t’i bashkohet ekraneve shqiptare si prezantuese. Por ish-banorja e BBV tha se fillimisht do të marrë pushim dhe do të shkojë në Itali.

Ajo u shpreh se e ka marrë malli për Milanon, por theksoi se është njeri që përshtatet kudo. Sa i përket planeve për martesë me Romeon, theksoi se nuk do të zbulonte gjë pasi i pëlqejnë suprizat.

Pjesë nga intervista:

A mendon të fillosh një punë këtu në Shqipëri? E sheh veten si pjesë të televizionit?

Mendoj se po, do të ishte shumë e bukur. Ketë periudhën e verës do doja ta merrja pak pushim që të kuptoja edhe si po shkojnë gjërat dhe andej në Itali. Jam tip si kameleon, përshtatem. Mendoj se mund të isha moderatore, e lezershme është si gjë. Unë nuk i jap vlera shumë vetes, por të shohim…

Të ka marrë malli për Milanon?

Më ka marrë malli sepse e gjithë jeta ime është atje, shoqëria, puna ime… Kisha ato mëngjeset tipike italiane; briosh dhe kapuçino, zbres nga shtëpia, kam atë barin tim që shkoj gjithmonë. Kam një rutinë fikse. Jam munduar të bëj plane por nuk më ka shkuar siç duhej.

Ti ke qenë dhe një personazh mjaft i komentuar në portale, duke qenë edhe një personazh i ri. A të bezdis kjo vëmendje që po merr?

Nuk më shqetëson. Madje ndiej shumë dashuri nga njerezit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje.

Po familjarët si po e përjetojnë tani?

Janë të lumtur, më shikojnë të lumtur. Mbështetja numër 1 është famija. Kur ke ata, ke gjithë botën. Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… (qesh)

Lidhur me planet për martesë, a ke ndonjë ide se si do ta doje propozimin?

Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…