zoom

Të gjitha

“Do doja të kisha një fëmijë”, Semi i rrëfen Donaldit dëshirën e saj më të madhe

Semi dhe Donaldi kanë qenë miq të mirë jashtë dhe vazhdojnë të rujnë raportin edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Teksa pjesa më e madhe e tyre janë në gjumë, ata po komentonin lojën e deritanishme dhe të ndajnë me njëri-tjetrin aspekte nga jeta e tyre private.
Semi i tregoi Donaldit se që adoleshente dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë e një fëmije. Me rritjen prioritetet ndryshuan dhe ajo kuptoi se kjo gjë nuk ishte dhe aq e lehtë.

Semi: Kam dashur shumë të bëhesha nënë
Donaldi: E pse nuk u bëre? Me Bojkenin kishe mundësi që të bëje një fëmijë

Semi: Po flas për moshën 15-vjeçare, sepse më mbrapa ndryshuan gjërat.
Kujtojmë se Semi dhe Bojken u ndanë disa muaj më parë dhe lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja në “Kënga Magjike”, ku tha se Bojken mbetet një nga njerëzit e saj më të afërt.
Ajo ka folur edhe në “Big Brother VIP Albania” për raportin e tyre, ku tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.
Semi tha se edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë, madje se ajo e kishte pyetur edhe për pjesëmarrjen në reality-show.