zoom

Lajme

“Do bëja dhe unë një gol…!”, Meri Shehu drejt martesës? Ja si përgjigjet astrologia

Astrologia dhe ish-banorja e “BBV3”, herë pas here vihet në qendër të lajmeve shqiptare të showbizz-it, përveç parashikimeve të fatit astrologjik që ajo bën.

Dhe këtë herë bëhet fjalë për fatin e saj. Meri Shehu mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka nxitur aludimet se ajo mund të fejohet.

E teksa moderatori i komentoi fustanin që ajo kishte veshur me dekolte të hapur, Meri tha: “Po tani, do bëja edhe unë një gol”.

“Më duket si ditë fejese sot”, u shpreh një ndër të ftuarit, ndërsa Meri vazhdoi: “Po ku i dihet, nata para është”.

Pjesë nga biseda:

Meri: E filloi me gol Kosta…

Manushi: Meri, të shoh me shumë dekolte sonte.

Meri: Po tani, do bëja edhe unë një gol.

Kosta: Më duket si ditë fejese sot…

Meri: Po ku i dihet, nata para është.

Manushi: Një gjë është e sigurt, e ke një pretendent në panel. Është shumë serioz, ka vetëm një defekt, nuk ka flokë.

Meri: Është qeros. Po me qerosët gjithmonë, s’ka…

Manushi: Ledion Lako…

Lako: Qenka top martesa këtu!

/ZOOM.AL/