zoom

Aktualitet

Djali u gjet i mbytur në rezervuar/ I moshuari sheh momentin e rëndë teksa fliste për media

Babai i 54-vjeçarit që u gjet i mbytur në rezervuarin e Kamenicës ka parë momentin e rëndë kur trupi i të birit u nxor nga uji, teksa fliste për mediat.

I moshuari ka treguar se djali i tij vuante prej disa kohësh nga probleme shëndetësore e konkretisht dhimbje koke.

54- vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga banesa disa ditë më parë, ndërsa trupi u gjet sot nga polumbarët e Reneas.

Paraprakisht në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Njoftimi i policisë:
Korçë

Në lidhje me njoftimin e dhënë më datën 28.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit V. L., 54 vjeç, banues në Kamenicë, i cili edhe pas kërkimeve nga familjarët dhe Policia nuk u gjet ju informojmë se:

Ditën e sotme Polumbarët e Reneas, kanë kryer kërkime në rezervuarin e fshatit Kamenicë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit V.L, nga rezervuari i fshatit Kamenicë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në rezervuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.