zoom

Aktualitet

Djali tentoi të digjte prindërit – I riu tregon si i shpëtoi të moshuarit nga flakët

Një çift të moshuarish në Fier u shpëtuan nga flakët që ndezi djali i tyre në shtëpi nga një i ri.

Romeo Mersini ishte fqinji i tyre, që ndërhyri në kohë duke nxjerrë pa lëndime të moshuarit.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, pastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua”, rrëfeu i riu.

Zjarri u ndez nga nga djali i të moshuarve, Altjon Sulejmani, 42 vjeç, tashmë i arrestuar.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42 vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Çifti it ë moshuare ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se zjarri u vu nga djali i tyre 42-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe tashmë është i arrestuar.

Postime të lidhura