zoom

Aktualitet

Djali i XHemal Bushatit, në makinën që u bë shoshë nga plumbat në atentatin në Shkodër

Në makinën që ra pre e atentatit të ndodhur pak minuta më parë në Shkodër mësohet se ka qenë edhe djali i Xhemal Bushatit, ish -kandidatit të PD së Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 202.

Zoom.al mëson se Arlind Bushati fillimisht ka mbetur i plagosur dhe po lufton për jetën në spital. Ai ka qenë në makinë me shtetasin Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, që mbeti i vrarë.

Makina e tyre goditi një çift dhe i mori jetën njërit nga bashkëshortët.

Më 10 tetor të këtij viti, Arlind Bushati u kërcënua më armë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, në prani të shumë qytetarëve.

Personat që e kërcënuan mbanin skafandër dhe i riu deklaroi në polici se nuk mundi t’i njihte.

Dy vite më parë Xhemal Bushatit iu vendos tritol në biznesin e tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. /Zoom.al