Aplikacion
Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Jo vetëm modë”, Cindu ka treguar se ajo dhe djali i Jozefina Topallit vitin tjetër do të martohen.
E teksa tha se dasma do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen, moderatorja tregoi se ekziston si mundësi që çifti të kurorëzojnë dashurin e tyre në Romë, megjithëse nuk e kanë vendosur akoma.
“Propozimin e mora dhe dasma duhet menduar patjetër. Do të jetë vitin tjetër. Ndoshta në Romë. Do të ketë ndërthurje të tradicionales dhe modernes”, tha modelja.
Disa muaj më parë Cindy i tha “po” propozimit për martesë të Genarit, i cili ishte i ulur në gjunjë.
Momenti romantik u përjetua në bregun e Amalfit, në Portofino, duke çuar një hap më para lidhjen e tyre disa vjeçare.
Anila kërkoi ndarjen, Kola s’e pranoi / Detajet nga tragjedia në Shkodër ku vdiq 34-vjeçari