zoom

Politikë

Djali i ish-presidentit Mejdani emërohet ambasador në Maqedoninë e Veriut, Begaj e dekreton

Presidenti i Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, si ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Mediani në kohën që ishte kandidat për ambasador garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.

Ndërkohë është liruar nga detyra ambasadori paraardhës Fatos Reka.

Dy vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

 

 

Related Posts

None found