zoom

Politikë

Djali i Bujar Nishanit kujton të atin në 32 vjetorin e PD: Ata që le pas, po vazhdojnë kauzën tënde

Ersi Nishani, djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka kujtuar të atin në 32 vjetorin e themelimit të PD.

Ersi  shprehet për ish presidentin se “e doje këtë parti me gjithë zemër, pa interes material apo vetjak sepse Ti kishe kapur majat e karrierës tënde, por e shihje PD si shpresën e vetme për një Shqipëri më demokratike.”

Djali i Bujar Nishanit kujton se i ati ishte i pari që ngriti zërin dhe kërkoi “dorëheqjen e Lulzim Bravës nga misioni i tij për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë në Shqipëri!”.

Sakaq Ersi shpreh kënaqësinë e tij që i ati arriti të shikojë rithemelimin e PD, ashtu siç e dëshironte.

“Po vazhdojnë kauzën tënde, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë”, shkruan Ersi në rrjetin e tij social Facebook.

Postimi i plotë:

Ti ishe i pari që ngrite zërin dhe kërkove dorëheqjen e Lulzim Bravës nga misioni i tij për të shkatërruar opozitën dhe demokracinë në Shqipëri!

Ti ishe i vetmi që akuzove publikisht Lulzim Bravën për komplot dhe përçarje të opozitës në bashkëpunim me qeverinë autokrate antidemokratike!

Ti e doje këtë parti me gjithë zemër, pa interes material apo vetjak sepse Ti kishe kapur majat e karrierës tënde, por e shihje PD si shpresën e vetme për një Shqipëri më demokratike!

Më vjen mireë që ti arrite të shohesh rithemelimin e PD, ashtu siç dëshiroje ti.

Sot ende ka disa deshtake, që vazhdojnë nën gjurmët e Lulit, sabotimin e opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. Këta dështak do të vazhdojnë, pasi ndryshe nga ty, ata shohin interesin material dhe vetjak, atyre nuk i intereson as PD, as demokratet.

Por ashtu siç më thoje ti gjithmonë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Dhe ata që le pas, sot 1 vit mbas kuvendit madhështor të rithemelimit po vazhdojnë kauzën tënde, për një Shqipëri më demokratike, më të lirë.

Na mungon të gjithëve!