Aplikacion
Gjykatësi ka dhënë vendimin e formës së prerë për martesën e dy aktorëve që ishin të ndarë prej vitesh. Bonet dhe Momoa qëndruan të martuar për 7 vjet dhe kishin 12 vite të lidhur bashkë. Aktorja kërkoi divorcin në muajin janar.
Ndarja e tyre daton më 7 tetor 2020 në dokumentet zyrtare. Ajo u bë publike në vitin 2022.Sipas burimeve asnjë prej tyre nuk përfiton mbështetje financiare pasi kanë rënë dakord të ndajnë asetet së bashku dhe do të gëzojnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre, vajzës 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar.
Aktualisht Momoa është lidhur me aktoren e filmave “Hit Man” dhe “Father of the Bride”, Adria Arjona.
Bonnet ka qenë e martuar edhe më parë me yllin e rock-ut, Lenny Kravitz, dhe ka një vajzë me të. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet