zoom

Aktualitet

Divjakë/ Djali që vrau babain nuk flet para policisë, ende nën efektin e alkoolit

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën ditën e sotme, pasi djali në gjendje të dehur vrau babain.

Andrea Stafa vrau babain e tij Mitër Stafa, pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari se pse kishte pirë alkool.

Sipas burimeve për zoom.al në momentin që ndodhi ngjarja në banesë ishte dhe djali tjetër i viktimës, i cili është invalid.

Raportohet se ai që gjeti të pajetë babain, ishte djali i tretë i familjes.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar menjëherë në komisariat autorin, por ai ende nuk ka folur pasi është nën efektet e alkoolit./zoom.al/