zoom

Politikë

Ditët e ankthit, gazetari tregon kur do të veprojë SPAK ndaj Metës: Moment i fundit i përballjes

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se SPAK mund të veprojë ndaj kreut të PL-së brenda muajit nëntor, por theksoi se “edhe mund ta lërë të lirë”, pasi sipas tij është e vështirë që Ilir Metën ta çosh të pandehur.

Ai theksoi se Meta ka shumë informacion pasi ka konsumuar të gjitha pushtetet në vend, ndërsa deklaroi se përballja mes këtij të fundit dhe SPAK do jetë me e fortë se me Sali Berishën.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari u shpreh se “ka një trysni të madhe” teksa shtoi se “ai vijon e hedh ato videot e veta dhe e marrim me humor por është momenti i fundit në një përballje mes SPAK-ut dhe Metës”.

Sokol Bregu: Mendoj se brenda nëntorit SPAK do ta nxjerrë për shumë arsye. Mund ta lërë edhe të lirë, nuk e shpall të akuzuar.

Por duhet të mbyllet, sepse nuk mund të shkojë deri shtatorin tjetër. Nuk mundet që pas nëntorit kur të dalë edhe data e zgjedhjeve, të kërkojë arrestimet të opozitë.

Deri në nëntor, mendoj se do të ketë një veprim nga SPAK. Ose do ta mbyllë dosjen dhe nuk do të jetë Meta pjesë e akuzës, nuk mund ta çojë deri shtatorin tjetër.

Shtatorin tjetër do të jetë shumë vonë për një histori që në thirrjet e fundit të familjarëve të Metës, kanë qenë të shpeshta dhe mendoj se do të konkludojë Prokuroria e Posaçme me zotin Meta. Ose do të jetë i lirë, ose do të vijojë procesin e tij.

Ka edhe trysni të madhe. Vërtet mendohet kështu në ato videot gazmore të zotit Meta, por është një trysni mes SPAK dhe ish-presidentit.

Nuk është e thjeshtë ta çosh të pandehur edhe zotin Meta. Ai ka shumë informacion, ka konsumuar të gjithë pushtetet në këtë vend.

Ai vijon dhe hedh ato videot e veta dhe e marrim me humor por është momenti i fundit në një përballje mes SPAK-ut dhe Metës. E mendoj më të fortë se në rastin e Berishës