zoom

Aktualitet

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 3 aksidente në më pak se 24 orë me 5 viktima dhe 3 te plagosur

Një ditë pas aksidentit tragjik te mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike, sërish janë regjistruar dy aksidente me vdekje në vendin tonë. Mesditën e sotme një 30-vjeçare ka humbur jetën në Kavajë, ndërsa një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës.

30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, 58-vjeçari Petrit Pashaj ka gjetur vdekjen teksa po udhëtonte me biçikletë, pasi u përplas nga një betoniere. Drejtuesi i betonieres, P. P. është shoqëruar në komisariat pasi mendohet të ketë qënë në gjëndje të dehur.

Në më pak se 24 orë në vendin tonë janë regjistruar 5 viktima dhe 3 të plagosur nga aksidentet rrugore.

Aksidenti i djeshëm