zoom

Aktualitet

Ditë me diell, por nuk mungojnë vranësirat – Si parashikohet moti për sot

Gjatë kësaj të diele vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare, kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje.

Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 16-24 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.