Aplikacion
Kreu i Shtetit risolli në vëmendje mënyrën se si kjo festë pritej në vendlindjen e Tij në të gdhirë të datës së 14 Marsit, kur fëmijët lajmëronin ardhjen e stinës së pranverës.
“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle.
Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ai shpërndau edhe një video me simbolin e “Ditës e Verës” së fëmijërisë së tij
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë me një urim me rastin e festës së Ditës së Verës. Përmes një mesazhi Rama iu ka uruar shqiptarëve një pranverë të bukur.
“MIRËMËNGJES ☀️ dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur🙏”, shkruan Rama.
/ZOOM.AL/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat