zoom

Aktualitet

Dita e katërt e fushatës, slogani i PS-së pushton kryeqytetin

Prej katër ditësh tashmë ka nisur fushata për zgjedhjet vendore 2023.

Ndërsa kryeministri i vendit gjatë fjalës së tij premtoi një fushatë të thjeshtë e me pak shpenzime, ku buxheti i shtetit do të përdorej për të mbjellë më shumë pemë, duket se posterat e PS kanë pushtuar kryeqytetin.

“Jo postera ne rrugë e pastaj ngjyra zbardhet e bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Nuk ka nevojë për të. Duhet të bëjmë fushatë me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë shumë arsye të bërtasin e hidhen përpjetë, u hedhshin e mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë. Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale do e kthejmë në donacion pemësh në çdo bashki që do i mbjellim edhe vetë kur të kemi takime. Do e nisim sot me 61 pemë nga donacioni ynë për Tiranën, me lali Erin që ka lindur me këmishë”, u shpreh kreu i qeverisë më 11 prill.

Por përmes një vëzhgimi të thjeshtë, mund të vihet re se kudo nëpër Tiranë ka postera dhe billboarde ku duket kryeministri Edi Rama me sloganin “Vetëm përpara”.

Aq sa mund të thuhet se në vend të pemëve janë mbjellë postera. E pamundur të kalosh në një zonë të Tiranës pa u përballur me posterat e PS-së.

Përmes këtyre fotove mund të kuptohet qartësisht se ajo çfarë u tha, me atë çfarë po bëhet janë kontradiktore.