zoom

Sport

Distria Krasniqi siguron Medaljen e katërt të Artë në xhudo

Distria Krasniqi, për herë të katërt merr medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.

Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024. Në këtë garë marrin pjesë vetëm më të mirët në kategori.

Në “Jerusalem 2022” garoi edhe xhudistja Nora Gjakova, që zuri vendin e pestë. Ajo fitoi 648 pikë olimpike. Gjakova po ashtu kishte fituar medalje të artë në Olimpiadën e Tokios.

Në “Jerusalem 2022”, përveç Krasniqit dhe Gjakovës, garojnë edhe xhudistet Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.