zoom

Bota

“Diskoteka e vdekjes”/ Tmerri në Koçan, familjarët e të rinjve kërkojnë informacione për ta në rrjetet sociale

Zjarri që ra mesnatën e sotme në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut raportohet t’u ketë marrë jetën mbi 50 personave.

Disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

Nuk dihet saktë numri i të plagosurve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 100 të lënduar, një pjese prej të cilëve po marrin mjekim në Shkup.

Këtë mëngjes, shumë njerëz shkuan në vendin e ngjarjes. Disa në kërkim të familjarëve të tyre, pasi nuk e dinë nëse janë gjallë apo të vdekur.

Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.

Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë prej një materiali shumë të ndjeshëm nga nxehtësia. Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat, si dhe dogji të tjerë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar në ndihmë me dhjetëra ambulanca nga Shkupi, ndërkohë që u aktivizua për ndihmë edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme./ Zoom.al

Postime të lidhura