Aplikacion
E ftuar së fundmi në “Glamour Zone” Diola sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e romancës së supozuar me një tjetër ish-banor, Xhonatan Islamin, e më pas foli për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Nustricionistja theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.
E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thashë ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marrë dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”./ Zoom.al