zoom

Aktualitet

DINAMIKA/ Si u vra Valter Fierza në Shkodër pas sherrit për parkimin

Zbardhet dinamika e vrasjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Hot i ri në Shkodër.

33-vjeçari Valter Fierza dyshohet se u ekzekutua pas një sherri për parkimin që nisi si fillim mes vëllait të viktimës, Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.

Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar Klodian Mhilli.

Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Ai u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët e tij, të cilët njoftuan policinë.